Policia italiane ka vënë në pranga 7 trafikantë shqiptarë droge. 25-vjeçari Marsel Bakollari dhe Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç ranë në pranga në afërsi të Foxhias pasi transportonin me furgon rreth 800 kg marijuanë. Droga arrinte vlerën e 6 milionë eurove.

Ata ranë në sy të policisë pas lëvizjeve të dyshimta dhe refuzimit të urdhrit për të ndaluar. Gjatë ndjekjes ata braktisën furgonin, për t’u larguar me vrap, por nuk arritën. Sipas policisë, në furgon ndodheshin edhe dy persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Në një tjetër operacion në Galipoli në afërsi të Leçes 5 shqiptarë u arrestuan sëbashku me 5 italianë si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës. Gjatë operacionit të quajtur “Amici miei”, prokurorët lëshuan urdhërarrest edhe për një tjetër pjesëtar të rrjetit, 25-vjeçarin Rapush Tafa i dëbuar nga Italia në shkurt 2018. Ndër të arrestuarit është edhe një anëtar i organizatës mafioze ‘Sakra Korona Unita’.

Arrestimet në Foxhia

Marsel Bakollari    25 vjeç

Xhuljano Haxhiraj   22 vjeç

Arrestimet në Leçe

Saimir Sejdini

Klodian Shehaj

Daniel Gjoci

Roxher Nebiu

Enri Shehaj

Rrapush Tafa – në kërkim

Tv Klan