Pasioni i futbollit në mbarë botën do të kalojë përmasat gjatë Europianit të Gjermanisë. Duke pasur parasysh këtë, ndonjëherë ka lehtësime në rregullat e vendosura edhe nga qeveritë.

Kjo është ajo që tifozët në Mbretërinë e Bashkuar do të përjetojnë pasi lokalet do të kenë mundësinë të jenë të hapura përtej kohës normale.

Qeveria ka përcaktuar orën 1 pas mesnate por vetëm në ditët e ndeshjeve. Shumica e lokaleve mbyllen në orën 23:00. Por ka një ligj që i jep mundësinë ministrit përkatës të lëshojë një urdhër në raste të cilat cilësohen si “rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare”.

Por interesant është fakti se ky rregull është i zbatueshëm vetëm nëse skuadra e Anglisë ose Skocisë kalon në gjysmëfinale dhe më tej.

Ironike, pasi britanikët edhe me ligj janë skeptikë që kombëtarja e tyre do të arrijë të shkojë në fazën më të rëndësishme të Europianit.

Përfaqësuesja skoceze do të luajë në ndeshjen hapëse të Europianit kundër skuadrës vendase, Gjermanisë, ndërsa Anglia është pjesë e Grupit C me Slloveninë, Serbinë dhe Danimarkën.

Tv Klan