Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes së një pike karburanti në Tiranë.

Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pas dokumentimit me prova ligjore se ai është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë, rreth 10 ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre telefona të markave të ndryshme, njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro (valute ).

Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ‘’ Vjedhjes me Dhunë e kryer në bashkëpunim ‘’./tvklan.al