Një 50 – vjeçar nga Fushë – Kruja ka arritur që t’i shpëtojë një tentative grabitjeje, ashtu sikurse plumbave që u lëshuan mbi të.

Bëhet fjalë për një ngjare të ndodhur mesditën e kësaj të hëne, rreth orës 12:00 tek “mbikalimi i Fushë – Krujës”.

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë 50 – vjeçarin me iniciale B.D, teksa ky i fundit po udhëtonte me makinën e tij Benz.

Pavarësisht kërcënimit, ai nuk ka ndaluar dhe ka vijuar të ecë. Pikërisht në këtë moment autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit e tij, në pjesën e përparme.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al