Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri

Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri

15:20 25/02/2020

Tomini: Maskat shërbejnë për të sëmurët

Rastet e dyshuara me koronavirus në Shqipëri kanë rezultuar negative deri më tani. Nga mijëra persona të monitoruar, dyshimet ishin për vetëm 8 persona, asnjë prej të cilëve nuk rezultoi pozitiv.

Të frikësuar nga infektimi me koronavirus, shumë njerëz në kryeqytet kanë zgjedhur të mbajnë maska edhe në rrugë, por për specialistët kjo nuk është e nevojshme.

Në të gjitha pikat kufitare tokësore, ajrore dhe detare vijon kontrolli i pasagjerëve. Në Morinë, mjekët kanë regjistruar çdo udhëtarë që vjen nga zona të infektuara, proces që shërben për gjurmimin e rastit. Në Portin e Durrësit, mbi 500 persona kanë mbërritur nga Italia me dy tragete. Të gjithë i janë nënshtruar kontrollit.

Udhëtarët thonë se të njëjtin filtër e kanë kaluar edhe në shtetin fqinj, Italinë, përpara se të kalonin kufirin, ndaj nuk janë të frikësuar. Deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i dyshuar, si i prekur me koronavirus.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi