Aurel Thëllimi zbulon mesazhin e fortë që jep kënga “Fjalët”



Aurel Thëllimi zbulon mesazhin e fortë që jep kënga “Fjalët”

17:57 04/05/2021

Këngëtari Aurel Thëllimi ka qenë i ftuari i pasdites së kësaj të marte në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Ai ka folur për pjesëmarrjen në Kënga Magjike me këngën e titulluar “Fjalët”, me të cilën do të konkurojë.

Aureli ka shpjeguar edhe kuptimin e titullit të kësaj kënge, ndërsa jep edhe një mesazh.

“Të thuash vetëm fjalë të mira në këtë botë, e cila është shumë e shkurtër dhe kalimtare, kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë jam rritur në Shqipëri dhe me mentalitetin tonë, gjithmonë fjala ka ndikuar edhe në lidhjen e dashurisë. Gjithmonë kemi ndikuar negativisht duke thënë një mendim në një vend që s’na ka takuar. Duke menduar sot që jemi njerëz dhe emocioni është individual, fjala kuptohet në mënyrë individuale. Qëllimi i këngës time është që të themi fjalë të duhura në momente të duhura për të krijuar një jetë të bukur. Është një këngë që është ndërtuar bukur. E falenderoj Mario Bregun për këtë material, ai është kompozitori. E kemi bërë të dy këngën, teksti është i shkruar nga unë. Momenti kur kam thënë ‘askush s’na pa dhe foli’, në Shqipëri gjithçka flet në heshtje. Kam dashur të them një mesazh që dua ta ripërsëris. Sa më mirë të flasim aq jetë më të mirë bëjmë ne dhe njerëzit që na rrethojnë”, u shpreh këngëtari./tvklan.al










Të ngjashme