Situata diplomatike mes Austrisë dhe Italisë është tensionuar.

Shkak është bërë nisja e punimeve për ngritjen e një gardhi metalik për parandalimin e fluksit të emigrantëve.

Zyrtarët e lartë austriakë u treguan të drejtëpërdrejtë karshi fqinjëve italianë.

Ministri austriak i Drejtësisë, Hans Peter Doskozil, tha se nëse situata rëndohet, vendi i tij mund të vendosë mbylljen e plotë të komunës së Breneros, në kufirin italo – austriak.

Madje nëse Italia vazhdon të lejojë kalimin e emigrantëve, ai tha se do t’i kërkojë ushtrimin e kontrolleve kufitare edhe në territorin italian.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i autoriteteve italiane.

Ministri i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, tha se nëse vendimi i Vjenës për të mbyllur kufirin është konkret, do të ishte diçka e rëndë pasi do të thotë se harron që problemet përballohen bashkarisht.

Ky do të ishte një sinjal i keq për Europën, tha Gentiloni.

Të mërkurën nisën punimet për ngritjen e një barriere pranë kufirit italo – austriak. Austria sëbashku me Hungarinë kryesojnë bllokun e vendeve skeptike, të cilët ashpërsuan masat për pranimin e emigrantëve.

Tv Klan