Konkurrenca gati të nisë hetim për tregun farmaceutik

Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje qytetarëve që të dërgojnë faturat e produkteve farmaceutike dhe suplementeve mbrojtëse në rastin kur janë konstatuar rritje abuzive të çmimeve.

Në këtë rast konkurrenca ka vënë në dispozicion një adresë e-maili për të dërguar të gjitha kopjet e faturave, duke paralajmëruar kështu nisjen e hetimit në këtë treg.

Edhe Ministria e Financave ka vënë në dispozicion një numër të jeshil pa pagesë për të denoncuar rritjen e çmimeve jo vetëm nga farmacitë por edhe të ushqimeve.

Shqetësimet e qytetarëve për këtë fenomen që po ndodh këto ditë pas përhapjes së virusit COVID -19 kanë qenë të shumta.

Tv Klan