Niveli i çmimeve nuk e ka ndalur tendencën rënëse edhe për muajin Prill duke arritur në nivelin e 2.1%, me një rënie prej 0.2% krahasuar me një muaj më parë.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga Maji i vitit 2021 kur vendi vuante pasojat e pandemisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje.

Gjithashtu, ndikim patën edhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” “Pije alkoolike dhe duhan” si dhe çmimet e grupit “Transport”.

Sipas INSTAT, krahasuar me muajin Prill 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.4 % si dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.5%.

Ndërkohë, INSTAT vlerëson se brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit zarzavate përfshirë patatet, u rritën me 5.4 %, ndërkohë grupi “qumësht, djathë dhe vezë” u shtrenjtua me 3.6 %.

Ky nivel inflacioni ka kapërcyer tashmë prej muajsh pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë se çmimet do të zbrisnin nën objektivin 3% në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që ende nuk është ndërhyrë në lehtësimin e politikave shtrënguese.

Tv Klan