Kryeministri i Kosovës do takohet edhe me Mike Pompeon

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur axhendën e takimeve që do të ketë gjatë qëndrimit në SHBA.

Pos takimit të 4 shtatorit me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, ai ka bërë të ditur se do të takohet edhe me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.

Në një status në “Facebook” ai ka shkruar se në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë janë marrë vendime strategjike, që kanë çuar në liri, pavarësi dhe integrim euroatlantik të shtetit të Kosovës.

“Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”, ka shkruar Hoti ku ka njoftuar se do të prezantojnë projtekte të mëdha ekonomike që do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Tv Klan