Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë, është i ngrënë e është i pirë


Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë, është i ngrënë e është i pirë

19:09 12/09/2020

Baba Mondi i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka folur edhe për rolin e gruas në familje. Ai është shprehur se një grua e mirë mund të mbajë familjen e bashkuar dhe jo të përçarë, madje ato udhëheqin edhe njerëzimin.

Baba Mondi: Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë. Këtu rol të madh luajnë gratë, nënat, motrat, të cilat duke qenë të përgatitura, ato e udhëheqin dhe njerëzimin. Gratë janë nënat, ato rrijnë me fëmijët, ato i edukojnë, kjo është bektashizmi. Në bektashizëm falen në një faltore edhe burrat edhe gratë, nuk ndahen veç.

Rudina Magjistari: Për këtë arsye ju bëni diferencën dhe konsideroheni si një besim shumë i emancipuar.

Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë është i ngrënë dhe i pirë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës. /tvklan.al





Të ngjashme