Babai i shkelte bukën me këmbë fëmijëve, ata e hanin sërish




Babai i shkelte bukën me këmbë fëmijëve, ata e hanin sërish

14:55 21/06/2021

Zonja X rrëfen në “Historia Ime” në Tv Klan që është penduar shumë që pranoi të kthehej nga Franca pasi kur erdhën nuk kishin asgjë, as shtëpi. Fëmijët nuk e dëshironin aspak kthimin, ju ka mbetur një peng. Ata kishin krijuar një jetë atje, po shkolloheshin, kishin miq dhe ndiheshin mirë, por ajo sërish pranoi ta bënte.

Mospranimi i kërkesës së tij për t’u ndarë nga familja dhe dashuria për të, e bëri të hidhte poshtë një të ardhme për veten dhe fëmijët, duke mos dëshiruar t’i ndante nga babai i tyre.

Kur qëndronin te të afërmit e bashkëshortit, ajo rrëfen se vuajtjet vazhdonin. Punonte vetëm vjehrri, ndërsa ai jo. Për më tepër, bukën që hanin, ia merrte, ia shkelte me këmbë dhe fëmijët detyroheshin ta hanin sërish, ashtu të shkelur.

Mirela Milori: Je bërë pishman që je kthyer nga Franca?

Zonja X: Shumë. Ishim me dokumente atje. Erdhëm, pa shtëpi, pa gjë.

Mirela Milori: Të ka mbetur peng?

Zonja X: Edhe fëmijëve, djali i madh edhe sot e kujton. Thotë “ishim më rehat atje. Kisha shokë e të gjitha”.

Mirela Milori: Si e more vendimin që u ktheve nga Franca?

Zonja X: E mora se ai më tha “ndahu prej njerëzve të tu ose do kthehemi në Shqipëri”. I thashë që prej njerëzve të mi nuk ndahem dhe më çoi të firmosnim letrat e kthimit. Duke menduar për fëmijët që mos t’i ndaja nga babai i tyre, por lindi tjetri e tjetri dhe vazhdoi po i njëjti avaz. Edhe kur shkuam te vjehrri, sërish vuanim, si në fillim edhe tani. E merrte bukën, e hidhte, e shkelte me këmbë dhe detyroheshim ta hanim prapë se ai nuk punonte, punonte vetëm vjehrri.

Mirela Milori: Po pse e bënte këtë? Ky është një gjest jo njerëzor.

Zonja X: Po ai s’punonte dhe kishte inat. Fëmijët rrinin pa bukë, ai nxehej, i thoshte “nuk iu sjell për të ngrënë, hani këtë”, ia merrte bukën ia hidhte. Vjehrra shkonte e merrte dhe fëmijët e hanin prapë. /tvklan.al





Të ngjashme