Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, thotë se reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të dëmit që ka shkaktuar për vendin.

Sipas saj, qeveria do ta përballë kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cënimin e vazhdueshëm të sigurisë dhe për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë.

Balluku, thotë se do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse,!

“Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer”-

shkruan Balluku.

Tv Klan