Po punohet për viaduktet që vonuan finalizimin

Pavarësisht vështirësive të hasura për shkak të terrenit të paqëndrueshme që shkakton rrëshqitje të tokës, loti i dytë i segmentit të Unazës së Madhe në pjesën lindore të saj që nis nga TEG deri në Shkozë do të përfundojë në muajin Gusht.

Ministrja Balluku që inspektoi punimet flet për rëndësinë që ka kjo nyje jo vetëm për kryeqytetin, por një sërë aksesh kombëtare.

Aktualisht po vendosen trarët në veprat e artit, një prej të cilave në këtë aks mund të konsiderohet si nga më të mëdha në segmentet rrugore në vend.

Me përfundimin e këtij aksi përfundojnë punimet në të gjithë Unazën e Madhe të Tiranës.

Tv Klan