Banorët e Durrësit ankohen për bonusin e qirasë

Banorët e Durrësit ankohen për bonusin e qirasë

15:41 23/01/2020

Bashkia: E kanë marrë 1000 nga 3800 aplikantë

Tërmeti i 26 Nëntorit i la në qiell të hapur mijëra familje në qytetin e  Durrësit. Për t’i ndihmuar deri në riparimin apo ndërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, qeveria miratoi bonus qiraje për çdo familje.

Por shumë qytetarë të Durrësit ankohen se ende nuk ka marrë paratë, dhe se vazhdojnë të sorollaten për dokumentet.

“Ka shumë pengesa burokratike, si e si të na vonojnë”.

“I bëmë, i dorëzuam, na vjen lajmi që janë gabim, i bëmë herën e dytë, prapë s’janë në rregull dhe s’po dimë ku të drejtohemi”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë ndihmë si banorë të këtij pallati”.

Burime zyrtare brenda Bashkisë së Durrësit thonë se deri tani është shpërndarë bonusi i qirase për 1000 familje nga 3800 që kanë aplikuar.

Këto familje janë paguar nga fondi i Bashkisë, ndërsa pritet që me fondin e dhënë nga qeveria në fillim të javës të nisë shpërndarja e parave për familjet e tjera, pasi të kenë kaluar procesin e verifikimit.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi