Kryeministri Rama ka inspektuar zonat e prekura nga tërmeti në Krujë e Laç. Ai ka urdhëruar daljen me forcë për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë, për të shmangur çdo tragjedi të mundshme.

Pavarësisht se banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme shumë banorë në Krujë, Fushë Krujë dhe Laç po vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre duke rrezikuar dhe jetën.

Por kryeministri i cili ka inspektuar këto zona ka urdhëruar heqjen e tyre forcërisht për të evituar çdo tragjedi..

Stafit te spitalit të Laçit që është vendosur të shembet pasi ka dëmtime të rënda iu tha që spitali i ri do të jetë gati në praneverë.

Në Fushë Krujë pa zonën ku është vendosur të vendosen banesat individuale që do te sillen si platforma të gatshme nga Turqia por urdhëroi drejtuesit lokal që kush do të vendoset në këto shtëpi duhet të pranojë shembjen e të vjetrave.

Tv Klan