Blaugrana kanë pasur probleme me shënimin e golave këtë sezon, 22 rrjeta të realizuara në 18 takime

Barcelona ka shumë nevojë për përforcime në sulm dhe në merkaton e Janarit synon që të sjellë në “Camp Nou” Timo Vernerin dhe Edinson Kavanin. Blaugrana e kanë pasur të vështirë që të shënojnë gola në këtë sezon dhe aktualisht janë të shtatët në renditjen e La Liga-s, pozicion që nuk garanton kualifikimin për në kompeticionet europiane.

Katalanasit kanë realizuar 22 gola në 18 takime në të gjitha kompeticionet. Sipas gazetës sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, ka hedhur sytë nga Premier Liga për të përforcuar repartin ofensiv.

Sulmuesi i Chelsea Verner, 25- vjeç, ka realizuar vetëm një gol në kampionat. Ashtu si edhe 34- vjeçari Kavani te United. Një nga afrimet e verës, Sergio Aguero është shumë pranë tërheqjes nga futbolli, për shkak të shqetësimeve që ka pasur në zemër.

Një nga dëshirat më të mëdha të Barçës është sulmuesi i City Rahem Sterling, por transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë për t’u realizuar.

Klan News