Demokratët e Beratit pritën në një takim Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, ku diskutuan mbi rëndësinë e bashkimit të PD. Kryetari i Grupit Parlamentar i PD i përqendroi akuzat te kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe PS, për të cilën tha se tashmë ka nisur lufta e brendshme.

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Palementar PD: Pra ka nisur një luftë të brendshme se kush ësntë më shumë hajdut, se kush do të shkojë më parë në burg, se kush merr njëri tjetrin tek qelia ngjitur atyre që kanë shkuar të parët. Mesazhi ishte ky: nëse unë mbaj përgjegjësi për drejtorët e mi ishte mesazhi drejtuar Kryeministri, ti do të mbash përgjëgjësi për zëvëndësin tënd.

Akuzat për Veliajn nuk i kurseu as Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm PD: Të krijosh një ndërmarrje me të gjithë vartësit e tu vetëm e vetëm për të vjedhur çdo taksë që mbledh të qytetarëve të vendit. Tani iu kanë hyrë ethet edhe Erion Velisë edhe Edi Ramës sepse e dinë që nuk shëptojnë. Nëse pretentojnë se drejtësia e re do iu japë një dorë, drejtësia e popullit që do të vijë me votë do iu japë dorën përfundimtare.

Krahas akuzave për korrupsion ndaj qeverisë, Bardhi dhe Noka shprehen bindjen se demokratët e bashkuar mposhtin qeverinë në zgjedhjet e 2025.

Klan News