Lulzim Basha tha se e kishte informuar Ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel lidhur me të vërtetën e Vettingut, pak minuta pasi kryediplomati gjerman tha se, bojkoti i parlamentit po pengon reformën në drejtësi.
Basha tha se i kishte paraqitur fakte edhe në lidhje me situatën shqetësuese të kanabisit në vend, ku sipas Bashës edhe për këtë çështje kryediplomati gjerman ishte i painformuar.
Nisur nga deklarata e ministrit të jashtëm Gjerman se qeveria teknike është një kërkesë e pakuptueshme Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje pa u plotësuar më parë ky kusht I opozitës.
Më herët kreu i demokratëve u takua edhe me ministrin e jashtëm holandez me të cilin ndau të njëjta shqetësime.
Tv Klan