Basha i “mbyll” derën Ramës: Nuk hyj në një qeveri me të


Basha i “mbyll” derën Ramës: Nuk hyj në një qeveri me të

22:01 17/09/2020

Lulzim Basha deklaroi këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan se nuk do të bëjë qeveri së bashku me Edi Ramën. Kryedemokrati u pyet nga Blendi Fevziu nëse do të ndërtonte koalicion me PS-në duke qenë se kjo tezë është hedhur si ide nga ekspertët dhe analistët në vend si mjet për të qetësuar klimën politike apo për të shtruar rrugën drejt integrimit drejt BE-së.

Por Basha u shpreh se Rama ka si qëllim në vetvete pushtetin. Prandaj ai theksoi se nuk mund të kërkojë votat e qytetarëve për të bërë qeveri me të. Përkundrazi sipas kryeopozitarit, Rama dhe ministrat e tij duhet të japin llogari politike dhe penale.  

“Ka dy përshtatje ndaj pushtetit. Ka një qasje që pushteti shikohet si një qëllim në vetvete dhe kjo është përqasja e zotit Rama. Ulet të thotë marr kaq mandate, nxjerr njerëzit të thonë do marr këtë mandat do të bëj këtë mandat. Kjo e ka shkatërruar Shqipërinë. Ka shkatërruar edhe shëndetin dhe e ka nxjerrë vendin me performancën më të dobët ndaj pandemisë. Është e qartë që kjo përqasje pushteti mbi gjithçka ka shkatërruar Shqipërinë. Përqasja ime nuk është kjo. Përqasja ime është një mjet për të arritur objektivat me të cilat kam kërkuar dhe kam marrë votat e qytetarëve. Dhe unë nuk shkoj kërkoj votat e qytetarëve që të bëj qeveri me Ramën sepse për mua Rama, ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale. Vendi duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë”, tha Basha i cili shtoi se “është e paimagjinueshme që PD-ja të bëhet fasadë e një rilindjeje”./tvklan.al





Të ngjashme