Basha, takim online me Zv/Presidentin e KE



Basha, takim online me Zv/Presidentin e KE

09:39 15/04/2021

Schinas: Do t’ju ndihmojmë me vaksinat

Integrimin në Bashkimin Europian, Lulzim Basha e ka ambicien e tij politike, për të cilën i ka ftuar shqiptarët që në 25 Prill ta votëbesojnë, për ta kthyer në një realitet hyrjen në union. Të njëjtin angazhim ndau edhe me Zv/Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas gjatë një takimi online.

Të njëjtin optimizëm me kreun e demokratëve ndau edhe Zv/Presidenti i Komisionit Europian, i cili i njohu jo pak merita në rrolin që luajti si Ministër i Brendshëm në procesin e liberalizmit të vizave.

Pandemia dhe çështja e vaksinimit ishte një tjetër temë mes tyre. Basha akuzoi qeverinë për mungesë transparence duke hedhur poshtë çdo pretendim se ka përdorur pandeminë e Covid-19 për të sulmuar qeverinë. Nga ana e tij Zv/Presidenti i  Komisionit Europian u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në këtë proces.

Zv/Presidenti i KE-së u shpreh se ringjallja ekonomike është një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe se në funksion të rimëkëmbjes do të jenë edhe investimet europiane.

Tv Klan







Të ngjashme