Basha: Rama e di me informacionet që ka që do të largohet me 25 Prill



Basha: Rama e di me informacionet që ka që do të largohet me 25 Prill

21:52 14/01/2021

“Marrëveshja e 5 Qershorit, modeste”

Për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, vetë kryeministri Edi Rama është njeriu i parë që e di se më 25 Prill do të humbë zgjedhjet dhe do të largohet nga qeverisja.

Sipas kryeopozitarit, fakti që kreu i ekzekutivit prishi marrëveshjen e 5 Qershorit, pavarësisht kostove për integrimin, si dhe informacionet që vetë Rama ka, e bëjnë atë të vetëdijshëm për ditën e ndryshimit që nis pas zgjedhjeve.

“Paniku i Edi Ramës duke e ditur që do t’i kushtonte Shqipërisë pas 7 vitesh dështime për të hapur negociatat dhe vendosmëria për ta prishur 5 Qershorin përkundër deklaratave të SHBA, BE, OSBE-së, mori përsipër për ta prishur 5 Qershorin, tregon qartë se Edi Rama është njeriu i parë i vetëdijshëm, edhe për informacionet që ka, që 25 Prilli është dita e ndryshimit të madh që nis me largimin e tij”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha ndër të tjera se marrëveshja e 5 Qershorit ishte një marrëveshje modeste.  

“Nuk ka asnjë mundësi që kjo shumicë dërrmuese që kërkon ndryshim ti mbyllet goja më 25 Prill, as me  26 Prill, as me 27 Prill. E dyta nuk ka provë më të mirë për këtë se sa sjellja e kryeministrit i cili 5 Qershorin, ndonëse ishte një marrëveshje modeste. Çfarë u arrit më 5 Qershor. Identifikimi biometrik për qytetarët jo për opozitën. Nëse konsideron një standard minimal që të mos votosh ti në emër të Lorencit, Andit dhe zonjës Milori, një fitore për mua, unë them bravo të qoftë nëse e shikon të tillë. Unë them që është një fitore për demokracinë nëse realizohet. Pak rëndësi ka kjo”, tha Basha./tvklan.al






Të ngjashme