Basha reagon pas intervistës në “Opinion”: Bashkë do të sjellim…

Basha reagon pas intervistës në “Opinion”: Bashkë do të sjellim…

00:07 20/11/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas intervistës  në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Në një postim në Facebook, kreu i PD falenderon qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë emisionit. Më tej Basha shkruan se bashkë me të gjithë qytetarë do të krijojë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme pas intervistës time sonte në OPINION. Së bashku ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, kreu i opozitës bëri një denoncim të fortë, duke treguar një dokument sipas të cilit qeveria ka fshehur numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID. Sipas Bashës numri real i vdekjeve është dyfish real nga ai që është raportuar./tvklan.al





Të ngjashme