“Dëm në godina dhe largim të punonjësve”

Kreu i opozitës Lulzim Basha u takua me përfaqësues të biznesit të Durrësit, të cilët rezultojnë të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas tyre dëmet janë jo vetëm në godina por edhe në forca pune, pasi punonjësit janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar në këtë mënyrë rënien e prodhimit për porositë e marra.

I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët thonë se dëmi ekonomik kalon shifrën e 600 mijë eurove.

Tv Klan