Kushi dhe Nikolla, të pranishme në mbledhjen e parlamentin të nxënësve

Parlamenti i ri i Nxënësve të Shqipërisë u mblodh në sallën e kuvendit. Në këtë takim të parë ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,  Lindita Nikolla.

Nisur edhe nga rastet e fundit, Ministrja Kushi ka kërkuar nga nxënësve bashkëpunim për luftën kundër fenomeneve negative dhe dhunës ndaj fëmijëve.

Edhe kryeparlamentarja Nikolla tha se duhet bashkëpunim midis grupeve parlamentare për të avancuar reformat, në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve.

“Në Kuvend po përpiqemi të krijojmë një klimë të re bashkëpunimi, dialogu dhe debati midis grupeve parlamentare, midis mazhorancës dhe opozitës.  Kjo klimë e re është e domosdoshme për të ndihmuar vendin tonë të ecë më shpejt drejt destinacionit evropian”, tha Nikolla.

Parlamenti i nxënësve shërben si një organ këshillimor pranë Ministrisë së Arsimit. 73% e nxënësve në këtë parlament, janë vajza.

Klan News