Numri 2 i botës tek meshkujt, Danil Medvedev nuk hasi vështirësi ndaj grekut Kirgios për të kaluar në raundin e tretë të Australian Open. Rusi e mposhti 3-1 me sete pas 1 ore e 4 minuta lojë. Përballja më e gjatë ishte ajo mes numrit 4 të botës, Tsitsipas dhe Baez, me tenistin grek që pas 3 orësh e 21 minuta lojë arriti të kalojë më tej me shifrat 3-1.

Në raundin e tretë kaloi dhe numri 6 i Botës, rusi Rublev, pas triumfit 3-0 përballë Berankis. Te femrat befasi ishte eliminimi i ish-numrit 1 në botë, Garbin Muguruza, e cila nuk përballoi formën mjaft të mirë të francezes, Kornet.

Mes vuajtjesh kaloi më tej bjellorusja Sabalenka. Numri 2 i botës fitoi 2-1 ndaj kinezes Vang.

Klan News