BE kritikon qeverinë për taksën ndaj Serbisë

BE kritikon qeverinë për taksën ndaj Serbisë

16:23 18/07/2019

Bashkimi Evropian përmes zyrës në Prishtinë edhe njëherë është shprehur kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe, të vënë nga qeveria e Kosovës.

Ky fakt është përmendur në raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2019, raport ky të cilin e prezantoi zv/shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

“Ky ishte vendim që qeveria e ka marrë. Ne si BE jemi kundër kësaj, sepse minon përpjekjen e natyrës së përgjithshme për bashkëpunimin rajonal, nuk është e qëndrueshme dhe është raportuar në raport”.

Problemi më i madh që është paraqitur në raport është mosfunksionimi i Kuvendit, mungesa e kuorumit dhe vonesa e seancave plenare.

“Kemi rekomanduar që i njëjti dokument të trajtohet në seancë plenare sepse është u rëndësishëm për vendin dhe do adresojmë sfidat që kanë dhe progresi që është bërë”.

“Raporti është korrekt edhe pse mund të mos na pëlqej sepse nuk po e bëjmë punën mirë, duhet të jemi vetëkritik, është bërë regres i vazhdueshëm çështja e mosfunksionimit të institucioneve tona që është e meta kryesore”.

Në raport është lëvduar roli i shoqërisë civile, ku thuhet se është jashtëzakonisht aktive.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT