Nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të dielë, ato do ti fitonte opozita e bashkuar.

Ky është përfundimi në të cilin del sondazhi i realizuar nga instituti për hulumtim dhe informim publik (ISRN), Instituti i Statistikës “Rahmil Nuhiu”, Instituti i Ballkanologjisë dhe Instituti për Aftësim Profesional dhe menaxhim, i cili ka marrë në analizë vullnetin e shprehur nga një kampion prej 1350 qytetarësh.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosja ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 13 për qind krahasuar me 3 vite më parë kur i fitoi zgjedhjet me afro 51 të votave.

Më konkretisht, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 38.07 për qind, PDK 17.19 për qind, LDK 18.22 për qind dhe AAK-Nisma 12.44 për qind.

Lista Guxo e krijuar fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani po të garonte e vetme nuk do arrinte as të kalonte pragun zgjedhor. Pra partitë opozitare do të merrnin afro 48 përiqind të votave, kundrejt 38 të vetëvendosjes.

E përkthyer në mandate deputetësh vetëvendosja do të merrte 45 vende, ndërsa partitë e opozitës së bashku do të siguronin 55 mandate dhe do të kishin mundësi të formonin qeverinë së bashku.

Sipas sondazhit respondenët nuk kanë qene të kënaqur me realizimin e premtimeve nga qeveria Kurti.

Sa i përket politikanit më të votuar për kryeministër, Kurti vijon të mbetet më i pëlqyeri, por me një rënie të ndjeshme, ndërsa i dyti renditet kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Klan News