“Meant to be” ka arritur 1 miliard dëgjime në “Spotify”

Një nga këngët më të suksesshme në karrierën e Bebe Rexhës është padyshim “Meant to be”, një bashkëpunim me grupin e muzikës country Florida Georgia Line. Kjo këngë është publikuar 4 vite më parë dhe vazhdon të jetë një hit.

Madje Bebe dhe grupi i njohur kanë arritur së fundmi një sukses të jashtëzakonshëm falë kësaj kënge.“Meant to be” ka arritur 1 miliardë dëgjime në “Spotify” dhe Bebe Rexha nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Këngëtarja ka ndarë menjëherë këtë sukses me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë gjë.

Ndër vite Bebe Rexha dhe Florida Gerogia Line kanë fituar disa çmime me këtë këngë dhe janë nominuar për një çmim “Grammy” në 2019-ën.

Klan News