Fiton konkursin e NASA-s për të qenë ndër banorët e parë

Nëse vërtetohet se në planetin Mars ekzistojnë kushtet për të jetuar dhe do të shkojnë njerëz, ndër të parët që do të mbërrijnë atje do të jetë edhe një shqiptar. Ai është 17-vjeçari Benet Nura, i cili jeton në Holandë dhe është përzgjedhur nga NASA për t’u bërë banor i këtij planeti. Nura aplikoi në konkursin e hapur nga NASA para se raketa e parë të niset për në Mars.

“Gjithmonë kam qenë i interesuar në shkenca. Ideja ka qenë për të menduar për një jetë jashtë tokës”.

Studion teknologjinë informative ndërsa ka qenë i befasuar dhe në të njëjtën kohë shumë i lumtur që është një ndër të përzgjedhurit e NASA-s.

“Befasinë e entuziazmin nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ky shans unik është një ëndërr e vërtetë e çdo personi që është i interesuar për shkenca”.

Nura i ka marrë edhe një pasaportë nga NASA. Nuk është penduar aspak që ka aplikuar dhe në rast se vërtetohet se aty ka jetë ai pa hezitim do të udhëtojë drejt Marsit.

Tv Klan