Dy shoferë të cilët bënin drift me automjetet e tyre në mes të qytetit të Lezhës, janë identifikuar nga policia dhe më pas janë gjobitur.

Dy të rinjtë K.F. 25 vjeç dhe E.B. 22 vjeç me automjetet “BMW” dhe “Mercedes” kishin publikuar në rrjetet sociale video që bënin drift me makina në rrethrrotullimin e katedrales duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës me manovrat që kryenin.

Ata u identifikuan nga policia dhe automjetet e tyre u bllokuan. Ndërsa shoferët u gjobitën secili me 400 mijë Lekë të vjetra dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për prishje të qetësisë publike. /tvklan.al