Rikthimi i sulmuesit Karim Benzema te Franca nuk ka qenë aq i suksesshëm sa pritej. Pasi shënoi 30 gola në 46 takime në të gjitha kompeticionet për Realin, sulmuesi u thërrit nga trajneri Didier Deshamp në përfaqësuese pas pesë vitesh.

Tifozët francezë dhe jo vetëm, u entuziazmuan, pasi për “Les Blues” do të hidhej në fushë treshja më e fuqishme e sulmit, Mbappe-Grizhman-Benzema. Në miqësore me Uellsin të fituar 3-0, ai gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Kundër Gjermanisë nuk arriti dot të bënte asgjë, e kundër Hungarisë humbi një mundësi të mirë. Deshamps e zëvendësoi 14 minuta nga fundi. Në këtë kampionat evropian ai ka bërë 30 gjuajtje dhe asnjëherë nuk e ka gjetur golin.

Këtë rikthim sulmuesi 33 vjeçar nuk e kishte menduar kurrë. Benzema do të ketë sërish shansin e tij. Por deri më tani, lojtari nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit në tre kampionate evropiane të luajtur. E kjo është kthyer në një shqetësim të madh te “Les Blues”.

Klan News