Lungomarja si Rozafa! Ky është krahasimi që bën ish kryeministri Sali Berisha për Lungomaren.

Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook, ironizon punimet në Lungomare si dhe kreun e qeverisë Edi Ramën e krahason me Nastradinin. “Nastradin Rama zëvendëson mashtrimet e vjetra me gënjeshtrat e reja!”, shkruan ai.

Statusi i plotë:

Lungomarja si Rozafa!

Bukvalet e reja të Nastradin Rames në Vlorë!

Te dashur miq, si kudo, edhe dje në Vlore Nastradin Rama zevendeson mashtrimet e vjetra me gënjeshtrat e reja!

Kështu, 4 vjet me pare iu premtoi vlonjateve

– Korridorin Blu

-Korridorin Veri Jug

– Korridorin e Labërisë

– By passin e Vlorës

– Famozen Lungomare me 6 korsi

– Aeroportin e Akernise

Nga te gjitha këto premtime korridori Blu dhe ai Veri Jug dhe korridori i Laberise flejnë ne kopshtin e fantazise tij!

-By passi i Vlorës, për te cilin ai gjeti te gatshëm projektin dhe financimin e plote, beri tenderin por ai mbeti aty ku filloi, nuk është ndërtuar as dhe një kilometër paçka se ishte njoftuar përfundimi i tij në fund të  vitit 2016

-Lungomarja famoze, që burgosi Shpëtim Gjiken sepse kishte bërë projektin dhe nisur punimet e saj, hyri si shajaku në ujë.

-Nga 6 korsi dhe baçe me lule në mes u katandis në dy korsi dhe mballome betoni në mes.

-Nastradini inauguroi fillimin e punimeve në gusht të vitit 2014 me zotimin se do ta përfundonte në një kohë prej 14 muajve. Edvini inspektoi punimet në qershor të vitit 2015 dhe pas një viti përsëriti mashtrimin e një viti më parë.

Dje, 34 muaj pas premtimit te pare dhe 22 muajve të premtim mashtrimit te dyte, Lungomarja është bërë si Rozafa, nuk ka me datë përfundimi.

Për korrektesë po ju rikujtoj qytetarëve se për 27 muaj ka përfunduar rruga Milot – Kalimash përfshi 11,8 km tunel kurse me 18 muaj ka përfunduar rruga Ibë-Elbasan, përfshi tunelin e Kërrabës 5,6 km.

Sot iu tha une e di qe me shani por lungomarja nuk përfundoi se nuk votoi Berisha vettingun.

Kurse për aeroportin e Akernisë, një premtim tjetër mashtrim solemn i tij, Nastradini me moton “shumë ju kemi gënjyer por do ju gënjejmë përsëri”, lëshoi bukëvalen e re se do ndërtonte aeroport të madh ndërkombëtar për transport edhe të mallrave (Mashtrimeve).

Në fund, për të ëmbëltuar gënjeshtrat e reja Rama bëri një zjafet me paratë e bankës se tij familjare! sb/

tvklan.al