Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë se i ka falur palës greke përmes marrëveshjes së detit pasuritë përrallore nëndetare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale duke iu referuar burimeve të tij, Berisha thotë se, Rama kapitulloi pa kushte para ultimatumit te Greqisë, duke pranuar marrëveshjen e faljes së detit.

Sipas tij nga marrëveshja e panegocieshme dhe e diktuar nga Athina, Shqipëria humbet pasuritë e saj të gazit dhe naftës në detin Jon.

Berisha shton se me këtë pakt Greqia zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 milje në kurriz të Shqipërisë, ndërkohë që me Italinë e Turqinë ujërat territoriale të fqinjit tonë jugor mbeten 6 milje.

Tv Klan