Nga çadra e protestës ku çdo të enjte demokratët mbledhin grupin parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij me një paralajmërim për kreun e qeverisë nëse shkon në zgjedhje pa opozitën.

 

“I them Ramës mos guxo të bëesh hapa drejt zgjedhjeve se do kesh fundin fatal që meriton me duart e tua. Dhe të jesh i bindur se ata që s’te lejojnë ty të japësh dorëheqjen kanë vetëm një hall milionat e vjedhura dhe për të vjedhë më shumë, ata do t’ia mbathin edhe të veshur me rroba grash siç bëri Ruci në 96. Por tani është revolucioni demokratik që do ju krrejë aty ku e meritoni. Mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptareve…mjer ti po vazhdove në këtë rrugë”.

Berisha  ishte i ashpër teksa i kujtoi pasaardhësit të tij se opozita nuk do të ndalet në përshkallëzimin e aksionit të saj me mosbindje civile, deri në fitoren e kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Një mesazh e pati edhe në adresë të ndërkombëtarëvëe lidhur me reformën në drejtësi. Berisha hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Rama, se pas bllokimit të vetingut qëndron opozita.

Jashtë akuzave nuk la as turin e kryeministrit Rama më të rinjtë në rrethe. Këta të fundit i ftoi të mos i besojnë mashtrimeve të kreut të qeverisë, që sipas tij në katër vite qeverisje la jashtë dyerve të fakulteteve shumë të rinj, rriti papunësisë dhe e ktheu Shqipërinë ne narkorepublikë.

Tv Klan

 

 

*** Ora 11:55

Pas disa ditë mungese në çadrën e lirisë, ish- kryeministri Sali Berisha është shfaqur ditën e sotme.

Berisha ka folur për të rinjtë dhe të rejat e vendit duke thënë se tarifat për shkollimin e tyre janë shumë më të larta se 4 vite më parë. “

Ju jeni të rinj dhe keni ëndrra për tu shkolluar, punësuar, ndërtuar familje dhe jetën. Por nëse hidhni sytë tek bashkëmoshatarët  tuaj shumë prej tyre janë të papunë”

, tha Berisha.  

Gjithashtu Berisha tha se Rama shëtit si fantazma e Nastradinit duke shpërndarë lejet e legalizimit, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse letra më e pavlerë që ekziston, ai po ju hedh hi syve duke ju mashtruar, i tha Berisha protestuesve.

Ish- kryeministri tha se në çadër po luftohet për rininë dhe të ardhmen e tyre, por me Ramën në krye të rinjtë nuk kanë të ardhme.

 “

Ndonjë prej jush dhe mund të thithi ndonjë cigare hashash, por po ju them se asnjë gjë më shumë se droga nuk ju shkatërron të ardhmen. Po ju them se ne besojmë tek ju, prandaj jemi përkrah jush. Ky karshi nesh është një drogmen dhe i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narkorepublike. Dhe nuk është Meksika, por Panamaja e Noriegës, njeriu që e shndërroi Panamanë në epiqendër të të gjitha trafiqeve, sikuse Edi Rama e ka shndërruar vendin, ai u dha dritë jeshile dhe urdhëroi policinë për të ndërtuar infrastrukturën e saj. Ne jemi këtu për t’i thënë atij se jemi të vendosur për të bërë çdo sakrificë, për të çmontuar republikën e Noriegës dhe për të krijuar një shtet ligjor”

.

Rama sipas Berishës shkon tek të rinjtë më fjalë bosh dhe nuk ka mbajtur asnjë nga 41 premtimet në 4 vite të qeverisjes së tij. Sot tha Berisha, gazeta më e madhe e Gjermanisë  kishte botuar një artikull ku asnjë nga premtimet e Ramës nuk janë mbajtur, por janë vetëm fjalë boshe./tvklan.al