“Kush voton amnistinë, ka votuar krimin. Kullat janë investim i Kryeminitrit”

Në këtë mënyrë ish-Kryeministri  Sali Berisha i njohu vetes fitoren në përballjen me Edi Ramën, pas tërheqjes së qeverisë nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800kë/h.

 “I kam dhënë një ultimatum: I kam thënë “po rrite çmimin e energjisë do presësh atë që meriton. Vetëm presioni funkisonon me këtë njeri. Tani u palos.”

Pas rritjes së inflacionit tha se fshihen bordet e qeverisë.

“Mjerim, nuk është ekonomia  zhgarravinë vizatimi. Rritja madhore e çmimeve është rezultat i bordeve, s’ka lidhje me luftën.”

Amnistinë fiskale e cilësoi lobim të botës krimit, që sipas tij nuk ka lidhje me emigrantët por me kartelet e drogës.

“Ai  deputet që voton aministinë fiskale të Ramës, ka votuar krimin. Rama si ka votat dhe është tërësisht lobim i krimit, s’ka asnjë lidhje me emigracionin. Është spekulim, është fjala për kartelet e drogës me të cilat është i lidhur.”

Vjedhje të parve të taksapaguesve dhe tallje me shqiptarët e cilësoi ndërtimin e instalacionit në krah të godinës së qeverisë si dhe kontratën për ngitjen  në hapësirë të dy satelitëve”Albania 1 dhe Albania 2”.

“Akt cinik dhe tallje, u tha se satelitët s’kanë kushërinj, halla apo teze që të shohin kullat. Sipas tij, satelitët duken më mirë sesa nga distanca 100 metra larg. Ky është akt i papërgjegjshëm me të cilin do të mbulojë vjedhjet që bën. Është i kapur dhe i ka investimet e veta.”

Ndryshe nga Kryeministri, Berisha tha se Edi Rama po shpëton oligarkët nga kodi penal për ndërtimet pa leje.

“Nuk është e vërtetë që i ka konfiskuar, por njoftoi që u arit marrëveshja e parë, s’ka marrëveshje kodi, ai thotë konfiskohet, dënohet me 5 vite burg ai që e ka bërë siç janë dënuar 3500 qytetarë.”

Një replikë pati edhe për ambasadoren amerikane, Juri Kim e cila deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se nuk mund të takohet me Berishën për shkak të shpalljes “non grata”.

“Një deklaratë sikur e ka bërë Rama, se është gënjeshtër. Të kërkojë ndjesë njëherë, pastaj të tjerat diskutohen”.

Duke e cilësuar një akt të rëndë aneksimin e territoreve ukrainase nga Vladimir Putin, Berisha kërkoi përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit në OKB, duke paralajmëruar mos njohjen e tyre pas ardhjes në pushtet të demokratëve.

Tv Klan