Deutsche Bahn, operatori kryesor hekurudhor i Gjermanisë, do të rrisë forcat e sigurisë në stacione dhe trena përpara Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani. Siç njofton kompania, grupi i personelit të sigurisë do të zgjerohet me afërsisht 20%, ose me 900 persona më shumë.

Hekurudhat shpjeguan se forcat e sigurisë do të jenë operacionale kryesisht në dhjetë stacionet hekurudhore të pranishme në qytetet ku do të zhillohen ndeshjet dhe në trenat përkatës që do të qarkullojnë mes tyre.

“Siguria e punonjësve dhe pasagjerëve tanë është prioriteti ynë kryesor kështu që sipas kompanisë, rreth 6,000 oficerë të policisë federale dhe 4,500 roje sigurie janë aktualisht në detyrë gjatë gjithë kohës për të mbrojtur pasagjerët dhe punonjësit e hekurudhave.”

Me rastin e Kampionatit Evropian, hekurudhat gjermane presin dhjetëra mijëra udhëtarë shtesë në trena që do të lëvizin në qytetet e ndeshjeve.

Tv Klan