Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se shpreson se Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Bërnabiç për gazetarët në Qeverinë e Serbisë.

Bërnabiç nuk e sqaroi se ku dhe kur i ka bërë Rama këto komente.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 Dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake./REL