“Në 2021, vetëm 4.5 % rritje”

Ndryshe nga Fondi Monetar Ndërkombetar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2020, për një rënie prej -9%, ndërsa ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm.

Sipas “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, ekonomia shqiptare, pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021.

Në raportin e muajit Maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje.

Sipas raportit të fundit të BERZH, nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënien më të madhe ekonomike si rrjedhojë e goditjes nga Covid-19.

Tv Klan