Federata Turke e Futbollit nisi hetimin për një ndeshje të Ligës së Tretë, pasi dyshohet se është trukuar. Ankaraspor-Nazlli Belediyespor barazuan pa gola të dielën.

Skuadra e parë arriti të përfshihet në play off për ngjitje një kategori më lart, ndërsa e dyta shmangu rënien. Futbollistët nuk u shfaqën të rrezikshëm para portës kundërshtare dhe nuk pati kartonë të verdhë apo të kuq.

Lojtarët qarkullonin vazhdimisht topin, apo dorëzonin lehtësisht te kundërshtari. Presidenti i Belediyespor, Sahin Kaya mohoi akuzat për trukim, duke thënë se ekipi i tij zhvilloi një ndeshje të vështirë. Asnjë koment nga Ankaraspor, skuadër që në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në Europa League.

Tv Klan