Teksa ndodhet përpara Donald Trump me diferencë të ngushtë të votave, kandidati për President të SHBA, Joe Biden ka dalë në një konferencë për shtyp.

Ai nuk u nxitua të deklaronte fitoren, ndërkohë që numërimet në disa shtete ende po vijojnë.

Pas një nate të gjatë të numërimit të votave, tashmë është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Por unë jam këtu për të thënë se kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit”, ka deklaruar Joe Biden.

Ish-zv/Presidenti amerikan gjatë administratës Obama përshëndeti numrin e lartë të votuesve në zgjedhjet presidenciale, të cilat konsiderohen si historike në këtë aspekt. Biden këmbënguli se çdo votë duhet të numërohet. “Askush nuk do të na e marrë demokracinë”, tha ai, duke theksuar se nëse do të fitojë, nuk do të ketë demokratë apo republikanë, por vetëm amerikanë. /tvklan.al