Një telefonatë e zhvilluar sot mes presidentit Xho Bajden dhe kryeministrit Beniamin Netanjahu ka risjellë një qëndrim të ri të SHBA-ve karshi Izraelit sa i përket mbështetjes së luftës në Gaza.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Bajden i ka deklaruar se një armëpushim i menjëhershëm është kyç. Qëndrimi në bisedën 30 minutshe ndërmjet dy liderëve u bë publik nga Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në atë telefonatë presidenti e bëri të qartë se politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi i veprimit të menjëhershëm të Izraelit në këto hapa. Ai nënvizoi se një armëpushim i menjëhershëm është thelbësor për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe për të mbrojtur civilët e pafajshëm”.

Bajden i ka kërkuar kryeministrit të fuqizojë negociatorët e tij për të përfunduar një marrëveshje pa vonesë për të liruar pengjet. Të dy liderët diskutuan gjithashtu kërcënimet publike iraniane kundër Izraelit dhe popullit izraelit. Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Izraelin përballë këtyre kërcënimeve.

Tv Klan