Kandidati për President Joe Biden ka shpallur fitoren pas numërimit të votave në Pensilvani që i japin atij një avantazh kundër Donald Trump.

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë një video, Biden falenderon amerikanët që zgjodhën që ai të jetë Presidenti i radhës në SHBA.

Jam i nderuar që më keni zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna që na pret do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.  Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë”, shkruan Biden.

Më herët mediat amerikane duke iu referuar rezultateve jozyrtare shpallën Biden President, pasi ai arriti që të marrë dhe shtetin e Pensilvanisë duke shkuar në 273 vota elektorale./tvklan.al