Që kur u bënë me dije rastet e para të Covid-19, miliarderi filantrop Bill Gates ka dhënë këshilla për ndalimin e përhapjes së virusit, vaksinat dhe përpjekjet që duhet të bëjnë shtetet e ndryshme në betejën kundër koronavirusit. Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, paralajmëron botën se përveç pandemisë janë edhe dy rreziqe të mëdha që e rrezikojnë atë. “Ndryshimet  klimaterike  dhe bioterrorizmi”, janë sipas Gates problemet e rënda që na presin në të ardhmen.

Sipas Gates, “kjo pandemi ishte parashikuar që në 2015-ën”. E njëjta gjë rrezikon botën  nga ndryshimet klimatike. Deri në vitin 2060, pasojat e ndryshimeve të klimës mund të jenë vdekjeprurëse njësoj si pandemia, ndërsa deri në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më shumë.

Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se “ekziston mundësia që dikush të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”. Tani  Bill Gates ka prezantuar një plan për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

Sipas tij nevojitet “një skuadër bombarduesish pandemikë”, të cilët nuk do lejojnë që pandemitë të na kapin sërish të papërgatitur.

“Së pari, duhet të gjenden vatrat e sëmundjes, shumë shpejt dhe kudo që janë. Për këtë, nevojitet një sistem në shkallë të gjerë. Shtylla e këtij sistemi do të jenë testimet. Sapo të zbulohet një patogjen shumë infektues apo i panjohur, “skuadra e bombarduesve pandemikë” do të hyjë në aksion. Do të jenë rreth 3000 ekspertë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme, në çdo moment, në çdo cep të botës”,  u shpreh Gates.

Ndonëse idetë e Gates janë ndeshur shpeshherë me rezistencë dhe janë shoqëruar me teori konspiracioni, miliarderi filantrop duke i palëkundur për të parandaluar një tjetër krizë të këtyre përmasave.

Klan News