Tregtarë dhe biznesmenë i kanë vënë çelsin punës, këtë të martë për të protestuar përpara bashkisë së Tiranës për rritjen e taksave vendore. Ata thonë se me fitimet që nxjerrin nuk i përballojnë këto taksa të cilat do ti çojnë drejt falimentitit.
Vendimi i këshillit bashkiak , konsiderohet antiligjor, e për këtë arsye, përfaqësuesit e biznesit, thonë se do ndjekin rrugen ligjore.
Sipas tyre rritja e taksave prek afro 80 mijë persona të cilët mund ti çojë në faliment. Për të kundërshtuar këtë vendim ata kanë paralajmëruar sërish protestë.
Tv Klan