Eshtrat e 5 efektivëve të policisë të rënë heroikisht në krye të detyrës do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Atheut. Në ceremoninë e rivarrimit të Zulfi Sulmatajt, Qazim Dukës, Lulzim Sadikajt, Edmond Çukajt dhe Selman Lena të shpallur dëshmorë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nderimi i tyre është jo vetëm një detyrim, por edhe një nevojë që ngjarje të tilla të mos ndidhin më.

“Dëshmorët kanë humbur jetën edhe për shkak të tradhtisë nga brenda, prandaj duhet të punojmë fort që këto gjëra të mos përsëriten më.”

Më tej, ministri i Brendshëm theksoi se Policia e Shtetit duhet të forcojë përpjekjet e të rrisë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin e publikut.

“Në vitin 2023 ne shënuam së bashku rezultate tepër të mira, por gjatë këtij viti duhet të vazhdojmë t’i konsolidojmë këto rezultate, sepse vetëm kështu ata që na shohin nga lart, Dëshmorët e Atdheut të ndihen krenarë për punën që po bëjmë në emër të tyre”

Balla foli gjithashtu për nevojën për rritje të mbështetjes për familjet e të rënëve, të cilët kanë nevojë për strehim, punësim dhe përkujdesje shtetërore.

Tv Klan