Lot, emocione dhe dhimbje, ishte seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq”. Julida ndihet e këcënuar nga familjarët e ish të dashurit, i cili e ka braktisur, pasi mori vesh që ajo ishte shtatzënë, prandaj Eni Çobani i bëri thirrje autoriteteve të Librazhdit që të merren me rastin e saj.

Situata u rëndua emocionalisht dhe mes lotësh i kërkoi ndihmë të motrës dhe zonjës, Eni.

Julida Sula:

Të lutem dua të më ndihmosh me gjyqet, dua të sistemohem me një punë.

Por motra e saj, Blerina tha se ajo se nuk ka më para për të ikur në Librazhd.

“Unë që sot, le ta dëgjojnë të gjithë, e le këtu motrën. Jam një grua e pamundur, me dy fëmijë. Le të rrijë këtu, nuk kam ku ta përplas, mbajeni ju. Nuk kemi më lek për rrugë. Hape çantën kemi vetëm 5 mijë Lekë me vete. Kam fëmijët pa bukë në shtëpi. Pse të mbaj unë përgjegjësinë. Unë kam borxhe, i kam fëmijët rrugëve. Jam shumë e rënduar, aman më ndihmoni, nuk kam ku të përplasem. /tvklan.al