Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte këngëtari Blero. Situata e krijuar nga pandemia e gjeti atë në Prishtinë dhe u detyrua të izolohej aty, ndërsa bashkëshortja e tij Afrona ndodhet në Zvicër.

Blero shprehet se është e vëshirë të jetë larg vajzës dhe bashkëshortes së tij dhe sapo gjithçka të përfundojë ai do shkojë të përqafojë vajzën dhe më pas në fluturimin e parë do të shkojë në Zvicër tek Afrona.

Blero Muharremi: Gjeja e parë që do bëj kur të dal nga karantina sigurisht është të shkoj të takoj vajzën time Tarën, do ta përqafoj shumë dhe në fluturimin e parë do të shkoj në Zvicër tek gruaja ime, do të çmallem me të dyja njëherë. Do të shkoj tek mami im në Suedi, tek babi dhe do t’i kthehem punës.  

Më tej, këngëtari shton se për njerëzit që janë me familjen, kjo situatë është më e thjeshtë për t’u përballuar.

Blero Muharremi: Për shumicën e njerëzve që i kanë familjet afër është më kollaj, kurse në situatën time është pak më e vështirë, kur jam vetë. Por unë nuk e quaj veten vetëm, se në këtë rast e quaj veten shumë i rrethuar dhe i respektuar nga miqtë e mi, kolegët e miqtë më rrinë afër. Nuk jam vetëm jam me miq e kolegë, por rrethin e ngushtë familjar nuk e kam këtu, por do e bëj mbas karantinës. /tvklan.al