Një sasi lënde narkotike është sekuestruar këtë të diel nga autoritetet policore në Portin e Durrësit. Burime për

ABC News

thonë se bëhet fjalë për rreth 4 kilogramë heroinë.

Droga u kap në një kamion me targë AA 519 TJ, që do të imbarkohej në një nga tragetet me destinacion portet e Italisë. Ajo mësohet se ishte e fshehur në një çantë dore, në brendësi të kabinës së mjetit.

Autoritetet ndaluan drejtuesin e kamionit, i cili dyshohet se ishte dhe poseduesi i drogës. Ai po merret në pyetje me qëllim zbulimin e vendit të origjinës të heroinës dhe destinacionin e saj.

/tvklan.al