Pak ditë më parë u publikua një video në rrjetet sociale, ku një vajzë kishte ndaluar makinën në rrugë dhe kërcente duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Ngjarja u shënua rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, që bashkë me 21-vjeçaren ishin edhe pasagjeret të cilët dolën në mes të rrugës.

Pas këtyre pamjeve, Policia e Tiranës ka identifikuar vajzën e re dhe e ka gjobitur.

Bëhet fjalë për 21-vjeçaren me iniciale V.D., ndaj të cilës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Jo vetëm kaq, por 21-vjeçarja nuk ka as patentë.

Gjithashtu, ajo u gjobit me 500 mijë Lekë të vjetra për veprime të  ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi. /tvklan.al